Në një lidhje dashurie? Dorë për dore me mashkullin misterioz, Fifi ndan momentin romantik në makinë

Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, është përfolur shpesh në rrjet jo vetëm për rrugëtimin në “Big Brother VIP”, por edhe për jetën e saj private. Ndërsa ishte brenda

shtëpisë u aludua se ajo mund të nisë një romancë me ish-futbollistin, Granit Cana, por pas daljes edhe pse postuan foto apo video me njëri-tjetrin, ata hodhën poshtë thashethemet se janë në një romancë.

Së fundmi Fifi ka marrë përsëri vëmendjen e rrjetit me një video të postuar në Instagramin e saj.

Në Instastory ajo postoi një video, ku duket në makinë duke shtrënguar duart me një djalë emrin e të cilit nuk ka preferuar ta bëjë publik.
oad”>
Ndërsa në sfond dëgjohet balada e njohur e Calum Scott, “You are the reason”, duke shtuar kështu dyshimet se mund të jetë në një romancë.

Megjithatë këngëtarja e ka fshirë videon nga Instagrmi i saj dhe nuk ka bërë asnjë koment në lidhje me aludimet që qarkullojnë në rrjet.

Këngëtarja Fifi u rikthye sërish në Big Brother këtë të martë posaçërisht për Monika Lubonjën duke i kënduar edhe këngën që kompozi brenda “Diell”. Pas momenteve emocionuese bashkë, këngëtarja kërkoi të takonte dhe konkurrentët e tjerë brenda shtëpisë. Fifi ka qëndruar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri rreth 50 ditë, por vendosi të largohej për shkak të gjendjes së saj të rënduar psikologjike.

Image