Kryeministri Kurti tregon se kur pritet të lehtësohen masat anti Covid

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë që ne masat e reja që janë ndërmarrë synojnë që së paku të ngadalësohet rritja e virusit, pasi nuk e ndalin dot.

Kurti këtë e tha gjatë seancës së jashtëzakonshme që po mbahet sot në Kuvend, me të vetmen pikë të rendit të ditës, debat parlamentar për gjendjen e pandemisë COVID-19 në vend, të thirrur nga opozita.

“Ju garantoj se posa të bëhet e qartë që masat nuk janë më të nevojshme, ne menjëherë do t’i lehtësojmë ato”, tha Kurti.

Ai gjithashtu bëri thirrje që të mos nënvlerësohet Omicroni, pasi “po shkakton pasoja edhe në venet më të mëdha të botës dhe numri i të vdekurve po shtohet nga dita në ditë.