Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Eni Koçi, po shijon pushimet prej disa ditësh në Tajlandë.
Ajo edhe këtë herë është e shoqëruar nga partneri i saj, artisti dhe kantautori, Genc Prelvukaj.
Çifti, të lidhur prej disa vitesh, po kalojnë një kohë të mrekullueshme pranë njëri-tjetrit në vendin ekzotik, ku momentalisht temperaturat janë mbi 30 gradë celsius.
“Më takoni në xhungël”, ka shkruar biondja në një nga postimet e fundit ku shfaqet atraktive me rroba banje.
Të shumta po ashtu kanë qenë komplimentet që krijuesja e hitit “S’po t’gjej mo” ka marrë në hapësirën për komente.
Pavarësisht se janë në një romancë dashurie që disa vite, ata kanë theksuar se nuk planifikojnë akoma për një dasmë.
Megjithatë, të njëjtit po vazhdojnë të jenë aktiv me projekte të reja muzikore.