Para se të hyjnë në seancën e jashtëzakonshme që është paraparë të nis në ora 11:00, deputetët e Kuvendit të Kosovës po testohen për Covid-19
Testimi i tyre po bëhet në hollin e Kuvendit.
Ani pse ka kaluar ora 11:00, shumë pak deputetë gjenden në sallën e Kuvendit.
Ndryshe, në seancën e jashtëzakonshme që pritet të nisë brenda pak minutash, do të debatohet për gjendjen e pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës.