Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka dal me një reagim ndaj kryeministrit Albin Kurti, pas një vlerësimi të fundit të OBSh-së për hyrjen në Kosovë me tri doza të vaksinës.
“Organizata Botërore e Shëndetësisë del me vlerësimin se ndalimi i udhëtimeve nuk e parandalon përhapjen e virusit e Qeveria jonë i bllokon shqiptarët me hy në Kosovë e ata që janë brenda i mbyll me orë policore në shtëpi! Zbrit në tokë o Kryeministër”, shkruan Haradinaj në reagim.