Latifi takon sot për herë të parë drejtorët komunal të shëndetësisë

Për herë të parë që pas marrjes së detyrës, Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Rifat Latifi, së bashku me zëvendësministrin Arsim Berisha, do të mbajë sot takim me të gjithë drejtorët komunal të shëndetësisë me qëllimin e vetëm që të evidentohen të metat dhe nevojat te shërbimi parësor.

Dr. Latifi u emërua nga kryeministri Albin Kurti në krye të detyrës së ministrisë më 16.11.2021, pas dorëheqjes së Arben Vitisë në këtë pozitë për shkak të angazhimit të tij si kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës.