Edhe pse Jamal Musiala ka lindur vetëm pak më shumë se tre vjet përpara se Manuel Neuer të bënte debutimin e tij në Bundesligë, ai, çuditërisht, pret që të jetë bashkëlojtar me kapitenin e Bayernit edhe për disa vite.
Të njëjtën gjë mendon edhe Musiala për Thomas Muller. 32-vjeçari, me të cilin Musiala shpesh krahasohet, kohët e fundit është lidhur më një kalim shokues te skuadrat e Premier League, Newcastle dhe Everton.
“Thomas është një djalë dhe futbollist i mrekullueshëm, nuk ka asnjë tjetër si ai”, tha Musiala për “Bild”.
“Nuk ka njeri në futbollin profesionit që mund të flaës aq shumë sa Thomas. Ashtu si Manu [Neuer], ai do të luajë edhe për disa vite”.
“Manuel Neuer është 35 vjeç dhe së shpejt 36. Pavarësisht kësaj, nuk mund ta shihni që ai të tërhiqet së shpejti. Mendoj se ai mund ta mbajë golin për Bayernin edhe për katër apo pesë vite të tjerë”.
Si lojtari më i ri i Bayernit, 18-vjeçari ka dëshmuar veten si një lojtar vital në skuadrën e Julian Nagelsmann, duke kontribuar me 13 gola dhe gjashtë asistime në 64 paraqitje në të gjitha garat.