Deliu-Kodra: Deputetët e VV-së s’patën guxim t’i thonë jo propozimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë pasur guxim që t’i thonë Qeverisë që të refuzohet propozimi aktual për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Deliu-Kodra tha se mos mbështetja e Rezolutës së propozuar nga opozita është lajm i keq për qytetarët.

“Deputetët e Vetëvendosjes nuk patën guximin t’i thonë Qeverisë që të refuzohet propozimi aktual për shtrenjtimin e energjisë elektrike. Mosmbështetja e Rezolutës së propozuar nga subjektet politike opozitare, është lajm i keq për qytetarët e Kosovës, të cilët nuk e dijmë se si do të mund të paguajnë faturat e shtrenjta të energjisë elektrike”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Për shkak të Kryeministrit Albin Kurti dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, nga muaji i ardhshëm faturat e energjisë elektrike do t’iu vijnë me çmime tepër të larta.

Sot, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje i braktisën qytetarët të Republikës së Kosovës.

Deputetët e Vetëvendosjes nuk patën guximin t’i thonë Qeverisë që të refuzohet propozimi aktual për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Mosmbështetja e Rezolutës së propozuar nga subjektet politike opozitare, është lajm i keq për qytetarët e Kosovës, të cilët nuk e dijmë se si do të mund të paguajnë faturat e shtrenjta të energjisë elektrike.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe deputetët e partisë së tij, Vetëvendosje, iu kanë mashtruar kur kanë premtuar se do të ulin çmimin e energjisë. Kjo, jo vetëm që nuk po ndodh, por nga 1 shkurti ju do të paguani shumëfish më shumë. Secili prej jush do ta vërtetojë peshën e faturës pas një muaji dhe braktisjen që sot ua bënë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje me urdhër të Albin Kurtit.