Një ferizajas është dënuar me 300 euro, tri pikë negative dhe 6 muaj heqje e patent shoferit, pasi tejkaloi shpejtësinë e lejuar.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikatë për medie nga policia.
“Në lidhje me këtë, policia ndaj shoferit me inicialet A.RR (M/K) i moshës 20 vjeçar i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor 300 euro, 3 pikë negative dhe gjashtë (6) muaj masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit)”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu, bëhet e ditur se ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar.
“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu, policia thotë se veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.