Blogerja Sarah Berisha njihet si ish-banore e “Big Brother VIP” e cila përjetoi një histori dashurie me DJ PM.
Ajo ka pasur marrëdhënie të mirë me Beatrix, e cila u eliminua në spektaklin e së premtes dhe nuk ka reaguar aspak as në rrjetet e saj sociale që pas daljes nga shtëpia. Në Fan Club u zbulua se gjendja e saj psikologjike është e rënduar.
Në një pyetësor Sarën e pyetën nëse ka pasur komunikim me Trixën dhe ajo tha se vetëm me mamanë e saj.
“Me Trixën personalisht jo, por kam shkëmbyer dy mesazhe me mamanë e saj për ta pyetur për gjendjen e Trixës”,– ka shkruar Sarah.
Sara është shprehur dhe në “Fan Club” rreth trekëndëshit Bora-Beatrix-Donald.
Ajo ka thënë se, edhe pse e kishte parë puthjen midis Donaldit dhe Borës, ajo vuri re kiminë midis tij dhe Beatrix për një kohë të gjatë.
“Kur je aty brenda shihen gjërat ndryshe. Kam parë dhe para puthjes një lloj kimie midis Donaldit dhe Trixës. Nuk dua të flas për ndjenjat as të Donaldit, as të Trixës, por di që ata kanë patur shikime herë pas here me njeri-tjetrit dhe bënin ngacmime që dukeshin që nuk ishin aq miqsore”- tha Sarah.