“Pagat e dyfishta” të zyrtarëve të Listës Serbe, Kurti: Është detyrë e institucioneve të drejtësisë të hetojnë, nuk ndërhyn Qeveria

Agjencia kundër Korrupsionit në Kosovë ka filluar procedurat hetimore kundër zyrtarëve të Listës Serbe, partia udhëheqëse e serbëve të Kosovës.

E lidhur me këtë kryeministri Albin Kurti është pyetur lidhur me këtë çështje, ku tha se nuk ndërhyjnë në punën e institucioneve të drejtësisë.

Siç sqaroi Kurti, pushtetet në Republikën e Kosovës janë të ndara dhe hetimet e hapura nga AKK-ja, janë detyrë e prokurorisë e gjyqësorit.

“Sektori i drejtësisë është i pavarur nga ekzekutivi në Republikën e Kosovës, ne jemi shtet demokratik ku janë të ndara pushtetet dhe rrjedhimisht në shkeljet eventuale të ligjit e kushtetutës në Kosovë, nuk ndërhynë Qeveria. Kjo është detyrë që e zbaton prokuroria, gjyqësori dhe mekanizmat tjerë zbatues”, tha Kurti para medieve.

Kurti gjithashtu deklaroi se nuk ka kontakte me kandidatët e mundshëm për kryeprokurorë të shtetit.

“Nuk zhvilloj bisedime me kandidatët që mund të jenë për kryeprokuror. Është në vullnetin dhe interesin e atyre që kanë të drejt të kryeprokurorë të ardhshëm që të kandidojnë e të fitojnë.