Eni dhe Genc Prelvukaj nisin pushimet në Tajlandë

Ata janë një nga çiftet më të admiruara në showbizin shqiptar dhe jo vetëm.

Bëhet fjalë për artistët Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi, të cilët po marrin vëmendje të madhe gjatë ditëve të fundit.

Së fundmi dyshja kanë nisur pushimet në Tajlandë ku shihen të lumtur përkrah njëri-tjetrit.

Eni pozoi e veshur në të shkurta, teksa thekoi linjat e mrekullueshme.

 

“Mirëmëngjesi”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotos.

Çifti u fejuan në 2019, derisa po vazhdojnë të jenë partnerë në jetën personale e po ashtu edhe në karrierë.

Sidoqoftë, një dasmë nga ana e tyre nuk është se po planifikohet.