Rita Ora kujton dizajnerin e ndjerë francez, me veshjet e tij: Faleminderit për gjithë kënaqësinë që na solle përmes krijimeve tua

Dizajneri francez i modës, Thierry Mugler u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare dhe fytyrat publike e artistë me famë botërore kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e tij përmes postimeve në rrjetet sociale.

Në mesin e tyre edhe këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e cila sot (e hënë) solli disa imazhe të reja në llogarinë e saj në Insatgram, ku shihet e veshur me kreacione të dizajnerit tashëm të ndjerë.

31-vjeçarja postoi disa fotografi gjatë provave muzikore, teksa shihet e veshur me një bluzë të shkurtër me ngjyrë të zeza të cilën e kombinoi me xhinse blu dhe të zezë nga marka “Mugler”.

Rita përshtati dukje me një palë çizme të zeza pa taka dhe xhaketë të shkurtër në të cilën shkruhej “Madonna”.

Ylli i hitit “Follow Me” shihet pa makijazh dhe flokët bionde i la natyrale të lëshuar mbi super, teksa dukej e mahnitshme.

“Faleminderit për gjithë kënaqësinë që na sollët përmes krijimeve tuaja. Më duhej të përfaqësoja në prova sot në çdo mënyrë që të mundja. Pusho në paqe Thierry Mugler”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e imazheve.

Kujtojmë që edhe të famshëm të tjerë si: Dua Lipa, Bella Hadid, Beyonce e Irina Shayk kanë kujtuar përmes postimeve karrierën dhe vulën që la në industrinë e modës kreatori francez.