Nxehet keq Bora Zemani: Kjo është e turpshme.
Bora Zemani është një nga vajzat më të komentuara të ekranit, e kjo për shkak të përfshirjes së saj në mënyrë indirekte në Big Brother.
Së fundmi, moderatorja është acaruar me një situatë të pazakontë.
Ajo ka parë që dikush ka hapur një llogari Instagrami me emrin e djalit të saj. Sipas Borës kjo është e turpshme, pasi nuk mund të hapësh një llogari Facebooku për një të mitur.
“Ky nuk është insta i Arbori! Ju lutem bëni report!!! Nuk mundet dikush të hapi një faqe fëmije dhe aq më tepër të flasi në emër te tij! E turpshme!!”, ka shkruar Zemani.