Një grua në Prishtinë thotë se hajnat ia hapën me forcë veturën dhe ia vodhën çantën

Një grua ka njoftuar policinë se persona të panjohur i kanë vjedhur çantën e dorës në të cilën kishte pasur dokumente personale.

Sipas raportit 24 orësh, hajnat kanë hapur me forcë veturën e saj dhe e kanë kryer vjedhjen.

“Ankuesja femër kosovare ka informuar se persona të panjohur, me forcë kanë hapur veturën e saj dhe kanë vjedhur një çantë dore, ku kishte dokumente personale. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.