Beatrix Ramosaj po mbetet në vëmendje edhe pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP. Ajo e kishte shqetësim realitetin jashtë dhe duket se po e përjeton atë që i druhej në këtë rrugëtim.
Ndërkohë mamaja e artistes, Antigone Ramosaj postoi një video të vajzës së saj me Donaldin. Ky duket si një mesazh që ajo e mbështet shumë vajzën e saj, si gjithmonë, po sigurisht edhe dashurinë që ajo krijoi aty brenda.
Ajo ka publikuar gjithashtu një video në llogarinë e saj të “Instagram”, në të cilën ka takuar vajzën e saj, menjëherë pas eliminimit. Beatrix është me lot në sy, ndërkohë që i dhuron të ëmës një përqafim të gjatë.