Konkurrentët e Për’puthen kanë një ankesë për Bora Zemanin, moderatorja merr vendimin e papritur

Ky aktivitet dhe afërsia e saj me fansat javën e kaluar i është shpërblyer asaj duke arritur 1 milionë ndjekës në instagram.

Bora Zemani është një nga moderatoret më të dashura shqiptare e cila kohët e fundit është komentuar shumë edhe për shkak të historisë së saj me Donaldin dhe Beatrixën.

Së fundmi me anë të disa videove Bora ka treguar ankesën e konkurrentëve të Për’puthen, të cilëve Bora nuk iu ka kthyer ‘follow’ në instagram.

Ajo gjatë realizimit të videove iu premtoi se do t’iu kthejë follow.

Ndryshe, emri Borës ditëve të fundit është lakuar në mediat rozë duke aluduar se ajo do ketë një përballje me Donaldin dhe Beatrixën në finalen e formatit të BBV me 18 shkurt, por se si qëndron e vërteta mbetet për tu parë.