DJ PM reagon për herë të parë dhe të fundit në lidhje me situatën Dj Dagz – Donald – Einxhel

Dalja e Dj Dagz nga shtëpia ka nxitur tensione brenda shtëpisë por edhe jashtë meqenëse u konsiderua se Donaldi dhe Trixa nuk e shpëtuan edhe pse e konsideronin si shokun më të afërt.

Teksa të gjithë kishin shprehur qëndrimin e tyre sa i përket daljes së djalit nga Kosova, Dj PM nuk kishte dhënë asnjë koment në lidhje me eliminimin e shokut të tij më të ngushtë.

Kjo ka bërë që të kritikohet nga fansat e tij, të cilëve ai u është përgjigjur për herë të fundit siç ka thënë ai.

“Pershendetje t’gjitheve. Po shoh komente perkrahe ate, perkrahe kete. Me shume sinqeritet po ju them nje here dhe nuk e perseris me: Përderisa si PM e kam potencuar qe me t’gjithe banoret e shtepise e kam pas 1 RAPORT shume te mire, s’dua te perfshihem ne asnje lloj debati me askend “pse s’perkrahe ate apo ate”. Me te gjithe kam raporte shume te mira dhe ju uroj fitore te gjithe banoreve aty mbrenda dhe shume suksese ne karrieren e tyre jashte shtepise.

Faleminderit t’gjitheve e me e se shumti atyre qe na perkrahen mbrenda shtepise.

Ju don shoku PM shume.”