Arton Muhaxheri zyrtari i PDK-së përmes një postimi në facebook ka komentuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti në lidhje me termoelektranat.
Muhaxheri konsideron se më shumë se termoelektranave të cilVe iu duhen filterat , Albin Kurtit i duhen skijat, duke aluduar largimin nga drejtimi i Qeverisë.
“Ndoshta termoelektranës i duhen edhe bojlerat edhe filterat, por ajo që e di sigurt është se Albin Kurtit i duhen skijat”, ka shkruar Muhaxheri.