Genta Ismajli, ka publikuar bashkëpunimin e saj më të ri.
Ajo këtë herë ka bashkuar forcat me reperin gjerman Eko Fresh dhe producentin Phat Crispy në një këngë të titulluar “Bad B*itch”.
Kënga është ritmike dhe hip-hop dhe e vjen e gërshetuar në tri gjuhë: shqip, gjermanisht dhe anglisht.
Muzika dhe teksti janë realizuar nga Eko Fresh, Genta Ismajli, dhe Nasco Feka18.
“Bad B*tch” është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer në Gjermani.