Analisti kosovar paralajmëron qeverinë për një krizë të re që i kanoset shtetit

Analisti Agon Maliqi ka paralajmëruar për një krizë tjetër që mund të përballet Kosova, pas asaj energjetike.

Maliqi thotë se duhet të jemi të vëmendshëm me rezervat e grurit, pasi në rast të shpërthimit të luftës në Ukrainë mund të pritet përshkallëzim edhe më i thellë i çmimeve duke qenë se ky shtet i prodhon rreth 15% të eksporteve të drithërave në botë.

“Na gjeti të papërgatitur Covid gjatë verës pa vaksina, si dhe energjia gjatë dimrit pa kontrata importi. Ndërkohë kish qenë mirë me këqyrë se qysh jemi me rezerva të grurit. Çmimet në tregjet botërore muajt e fundit janë rritur me gati 30 për qind. Ndërkohë, në rast të shpërthimit të luftës në Ukrainë (skenar gjithmonë e më i mundshëm), mund të pritet përshkallëzim edhe më i thellë i çmimeve duke qenë se ky shtet i prodhon rreth 15% të eksporteve të drithërave në botë”, ka shkruar ai.