Reshjet e borës që filluan gjatë mbrëmjes kanë vazhduar edhe mëngjesin e kësaj të premte, ku edhe ka mbuluar thuajse gjithë vendin.
Shkak i reshjeve të borës, u shfaqën vështirësitë në rrugët e Kosovës. Disa rrugë mund të kalohen vetëm me pajisjet dimërore.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, magjistralja Fusha-Pajtimit-Glloboçicë, Gjilan-Muçibabë, Pejë-Kullë, Prishtinë-Mutivodë, Mitrovicë-bërnjak, Mitrovicë-Jarinije janë të kalueshme vetëm me pajisje dimërore.
Ndërsa rrugët tjera që çojnë në pikat e kalimit kufitar janë të kalueshme.