Ky është rendi i ditës sot në seancën e Kuvendit

Seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës që ka filluar dje, do të vazhdojë sot, me fillim nga ora 10:00.

Në këtë seancë do të jenë në rend dite 6 pika. Një ndër pikat e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i Raportit vjetor i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2020.

Rendi i plotë i ditës:

6. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-101 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Projekti i Reformës së Sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”,

7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-013 për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës,

8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-015 për Gjykatën Komerciale,

9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-057 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 04/ L-089 për Deminim Humanitar,

10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,

11. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2020.