Gjoshi ka thënë edhe se kriza e madhe energjetike që ka goditur vendin dhe e cila po bëhet edhe më e madhe kur faturat e rrymës do të jenë të shtrenjtuara, ka goditur edhe mazhorancën parlamentare dhe grupin parlamentar të Vetëvendosjes.
Albin Kurti po vazhdon ta keqpërdorë Kuvendin e Kosovës, herë për t’u fshehur dhe herë për të ikur nga përgjegjësia e tij.
Kur i duhet të fshihet nga përgjegjësia ai kërkon vend në Kuvend, siç veproi para një jave, duke e lexuar Rezolutën që e kishte nënshkruar tjetërkush.
E sot, që i duhet prapë të ikë nga përgjegjësia, ai e refuzon Kuvendin e Kosovës, duke e zhvlerësuar rolin e deputetëve, përfaqësuesve të popullit.
Kriza e madhe energjetike që ka goditur vendin dhe e cila do të bëhet edhe më e madhe kur të na vijnë faturat e e rrymës së shtrenjtuar nga kjo Qeveri, ka goditur edhe mazhorancën parlamenatare – grupin parlamentar të Vetëvendosjes.
Sot, ky grupim politik po ndjekë dëshirën e Kryeministrit, Albin Kurti, për të refuzuar përgjegjësitë. SOT, DEPUTETËT E VETËVENDOSJES VOTUAN KUNDËR DEBATIT PARLAMENTAR PËR SHTRENJTIMIN E ENERGJISË ELEKTRIKE. Pra, deputetët që përfaqësojnë gjysmën e elektoratit, sot, refuzuan të flasin për pasojat që do t’i bartë populli i Kosovës, votuesit e tyre, dhe për zgjidhjet eventuale të kësaj krize.
Refuzimi i debatit parlamentar dhe rrjedhimisht Rezolutës, është vendim i Albin Kurtit. Ky është një vendim që shfaq frikën e tij për të marrë përgjegjësinë që i takojnë si Kryeministër i vendit.
Pra, Albin Kurti parapëlqen vetëm Rezolutat në të cilat mund të fshihet, por jo edhe ato që bartin përgjegjësi të pastra dhe nuk kanë prapavija, por janë përpjekje për t’iu mundësuar qytetarëve të përballojnë krizën e madhe.
Albin Kurti duhet t’iu përgjigjet qytetarëve të Republikës së Kosovës se përse po ndodhë ky refuzim? Çfarë interesi po fshihet prapa kësaj?
As kritikët më të mëdhenj të këtij njeriu, nuk kanë besuar se kaq shpejt Erdhi Dita për t’i kuptuar mashtrimet e tij. Fatkeqësisht, këto mashtrime po i kushtojnë shumë qytetarëve të Kosovës.