Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, ka reaguar Ministrisë së Shëndetësisë pas rritjes së rasteve me Covid-19 në Kosovë, e ku është paralajmëruar që të ashpërsohen masat për gastronomët.
Kllokoqi përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka pyetur se kush i ka fajet tani në lidhje me këtë situatë,
Pasi që ai kujtoi që sa herë që ka pasur rritje të rasteve, gjithmonë gishti është drejtuar nga dasmat, organizimet, klubet dhe gastronomia,
“Sa here kemi pas rritje te tille, gjithmonë gishti osht drejtu te dasmat, organizimet, klubet dhe gastronomia ne pergjithesi. Po tash qe dasmat e klubet nuk kane punu dhe gastronomia ka funksionu me kufizime e masa nga me te rreptat ne rajon dhe çdo dite shumica e bareve janë dënu, a thu KUSH I KA FAJET?”, ka deklaruar Kllokoqi.
Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë: