Gjenerali i ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviq, ka thënë se ushtria që drejton nuk përjashton mundësinë e ndërhyrjes brenda territorit të Republikës së Kosovës nëse do të ketë veprime të Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri të Kosovës.
“Nuk e përjashtoj mundësinë që forcat e sigurisë që ekzistojnë në Kosovë të bëjnë veprime të një anshme dhe në mënyrë disproporcionale për të arritur disa pika në terren”, ka thënë Mojsiloviq.
Ai tutje ka thënë se bazuar në rezolutën 1244 dhe Marrëveshjen e Kumanovës “forcat e KFOR-it janë të vetmet forca ligjore në Kosovë”.
Mojsiloviq ka folur edhe për rritjen e prezencës së ushtrisë serbe në afërsi të vijave kufitare me Republikën e Kosovës.
“Ju e keni parë vendosjen e forcave për reagim të shpejtë të Forcave të Armatosura”, ka thënë tutje ai.