Kate Middleton shfaqi një figurë elegante sot teksa iu bashkua Princit William për të mësuar më shumë rreth sektorit të kujdesit gjatë një vizite në Muzeun Foundling.
Dukesha e Kembrixhit, 40 vjeç, u shfaq me humor të mirë teksa mbërriti për ngjarjen e saj të parë personalisht të vitit në muzeun në Londër, i cili tregon historinë e Spitalit Foundling, shoqata e parë bamirëse për fëmijë në Mbretërinë e Bashkuar e cila u themelua në 1739 si një shtëpi për fëmijët, nënat e të cilëve nuk mund t’i mbanin apo kujdeseshin për ta.
Nëna e tre fëmijëve, e cila ka qenë mbrojtëse e muzeut që nga viti 2019, ofroi një mësim në elegancën e biznesit ndërsa doli për ngjarjen këtë mëngjes, duke veshur një rollkë të zezë, ricikluar një pallto të kaltër dhe riveshur pantallonat e saj të preferuara.
Mbretëresha, e cila mbajti flokët e saj në kaçurrela të lirshme, i shtoi veshjes elegancë me një palë vathë verbues të cilët kushtojnë rreth dy euro nga marka Accessorize, shkruan Cosmopolitan.
Dukesha e mbajti grimin e saj në minimum, me vetëm një prekje skuqes faqesh, buzë me ngjyrë natyrale dhe shtresim të lehtë të penelit.