Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast grabitje që ka ndodhur në Fushë Kosovë.
Sipas raportit thuhet se ankuesja femër kosovare ka njoftuar se dy persona të mitur të panjohur i kanë grabitur nga dora kuletën në të cilën kishte 40 €, dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa rasti është duke u hetuar.