Ka përfunduar grumbullimi i dëshmive për aksidentin e rëndë me autobus në autostradën Struma në Bullgari dhe hetimi është nga fundi, raporton MIA. Për momentin janë mbledhur një numër i madh i dëshmive të nevojshme për zbardhjen e të vërtetës objektive, deklaroi për BTA-në, zëdhënësja e prokurorit të përgjithshëm Sijka Mileva.
Incidenti ka ndodhur në fund të nëntorit, kur autobusi me regjistrim nga Republika e Maqedonisë së Veriut e përfshiu flaka me më shumë se 40 persona, mes tyre edhe fëmijë, dhe të gjithë e humbën jetën. Turistët kishin udhëtuar nga Turqia për në Maqedoninë e Veriut.
“Ajo që mbetet të bëhet është të dërgohet lutje për ndihmën e juridike në Shkup, me qëllim që të informohen dhe njihen me familjarët e viktimave. Sipas legjislacionit bullgar, ata kanë të drejtë të ngritin padi civile në procedurën gjyqësore dhe të njihen me materialet nga procedura para hetimore”, shtoi Mileva.