Mbi 2 mijë raste me Covid-19: Ministria e Shëndetësisë së shpejti del me masa të reja

Në Kosovë sot gjatë ditës janë konfirmuar 2050 mijë raste të reja me koronavirus.

E pas rritjes alarmante të rasteve me Covid-19, Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar për Periskopin se shpejti do të dalë më masa të reja kufizuese.

Kështu ka konfirmuar Drin Podrimqaku, këshilltar në Ministrinë e Shëndetësisë.

“Ministri Latifi është në konsulta të vazhdueshme me ekspertët shëndetësorë dhe duke përcjellë situatën epidemiologjike, bazuar në rekomandimet e të cilëve, së shpejti do të dalim me masa të reja.”, ka thënë ai për Periskopin.Ndryshe në Kosovë vlejnë masat kufizuese të ndërmarra gjatë vitit 2021, ku pas orës 24:00 deri në ora 05:00 vlen ora policore.