KQZ e pavendosur nëse do t’i paguajë rrezikshmërinë stafit të saj, VV-ja e kundërshton

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar kërkesat e 6 partive politike për shtyrjen e kuvendeve zgjedhore.

Në vitin 2022 janë planifikuar të mbahen 14 kuvende zgjedhore të partive politike, por për shkak të gjendjes pandemike dhe masave kufizuese për tubimet, Zyra ka pranuar disa kërkesa për shtyrjen e afateve për mbajtjen e tyre.Fillimisht, anëtari i KQZ-së nga radhët e PDK-së, Ilir Gashi, propozoi ligjin për pagesën e rrezikshmërisë nga Covid-19 për stafin e KQZ-së.

“Unë jam të riformulohet vendimi të përfshijë të du periudhat ligjore. Për shkak se po i diskriminojmë një në situatë të tillë që dikush ka të drejtë dhe dikush jo. Nëse ka mundësi me u ekzektu e riformulojmë vendimin për dy periudhat dhe i dërgojmë në fuqi.”Sami Kurteshi, anëtar i KQZ-se nga VV-ja tha se nuk duhet të trajtohet me urgjencë ku vendim.

“Nëse është marr vendim për zgjedhjet e shkurtit te kaluar si është puna me zgjedhjet e tetorit. Jam për atë te shihet mirë dhe të ekzekutohet mirë. Kjo nuk është prej vendimeve që duhet te trajtohet me urgjencë”, tha ai.

Të njëjtin mendim e ndan edhe Florian Dushi i LDK-së. Ai tha se varet sesi ka qene puna me mjete kur është marr ky vendim.“Unë jam ithtar te shohim si ka qëndru puna me mjete kur është marr ky vendim. Qysh mendojmë me ekzekutu. Unë jam të definojmë dhe saktësojmë vendimin që është marr. Unë nuk e di pse ky vendim ka mbet pa ekzekutu dhe a kemi mjete na sot me ekzekutua. Nëse nuk ka mjete unë rekomandoj që KQZ ta shfuqizojë vendimin”, tha ai.

Por kryetari i KQZ-se, Kreshnik Radoniqi tha se ky rekomandim është i vonuar. Ai tha se pas përfundimit të procesit është diskutuar ky rekomandim lidhur me pagesat e rrezikshmërisë.“Ai vendim ka qenë për zgjedhjet e 14 shkurtit. Duhet të shikohet të jemi objektiv për datat dhe muajt se kur kemi mundur të jemi të ekspozuar dhe kur jo”, tha ai.

E Miradije Meha drejtoreshë e Administratës në KQZ tha se kanë bërë kërkesë nga Qeveria për buxhet shtesë por nuk kanë marrë përgjigje.“Sekretariati e ka përgatit shtesën për buxhet shtesë. Ne nuk kemi pas mundësi me ekzekutu për arsye se janë paguar stafi për çdo muaj dhe s’kemi pas buxhet tonin me mujt me ekzekutu”.Ndërsa Alim Rama i VV-së, kërkoi që ky vendim të shfuqizohet.“Ky vendim kur është marrë nuk ka pasur buxhet në atë kohë dhe nuk është e qartë dhe propozoj ta shfuqizojmë që mos të hapim probleme ligjore”, tha ai.