Ndihesha e vetmuar”, Këngëtarja e famshme rrëfen Periudhën e Vështirë

Jessie J është shprehur se periudha më e vështirë dhe e vetmuar e jetës së saj ishte kur pësoi abortin spontan nëntorin e kaluar. Këngëtarja 33-vjeçare ka treguar më parë se gjatë një vizite rutinë, mjekët i kishin thënë se nuk mund të ndjenin më rrahje zemre. Jessie theksoi se nuk ishte ndjerë kurrë me e vetmuar pasi humbi atë që do të kishte qenë fëmija e saj e parë.

“Unë isha shtatzënë, por jo më. Unë jam ndoshta në vendin më të lumtur që kam qenë ndonjëherë, besoni apo jo. Perspektiva ime për jetën ka ndryshuar plotësisht. Ditën që ndodhi një burrë erdhi tek unë në rrugë. Isha vetëm dhe qaja. Ai tha ‘Unë nuk ju njoh dhe nuk e di se çfarë keni por e di që duhet ta ndani atë me njerëzit e tjerë’.

Kjo është arsyeja pse unë po e bëj këtë gjë. Kështu që kujtdo që e ka kaluar këtë, ose ka pranë dikë që e ka kaluar, më vjen shumë keq. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për ta shpjeguar përveçse është gjëja më e trishtuar dhe më e vetmuar.” tha këngëtarja duke shtuar se dëshiron që të ndihmojë njerëzit e tjerë me të njëjtën përvojë pasi thotë se kjo temë është ende tabu.