Aksidenti në Slavonski Brod të Kroacisë ku mbetën të vdekur 10 mërgimtarë nga Kosova ka bërë bujë të madhe edhe në mediat ndërkombëtare, ndërsa Kroacia është treguar e përkushtuar në hetimin e rastit.
Njëri nga shoferët vdiq, por njëri prej tyre mbeti i gjallë dhe u arrestua nga policia pasi ishte pikërisht ai që kishte në dorë timonin kur ndodhi aksidenti, shkruan lajmi.net.
Një eksperizë e re nga Kroacia sygjeron se shoferi 52 vjeçar kishte vozitur në korsinë jugore në kundërshtim me dispozitat ligjore për komunikationin.
Ai akuzohet se në një moment është kthyer për të shikuar në pjesën e pasme të autobusit ku ka dëgjuar zhurmë dhe në këtë situatë ka humbur kontrollin mbi autobusin.
“I akuzuari 52-vjeçar akuzohet se me datë 25.07.2021 rreth orës 6 ka vozitur autobusin Setra me targa të Kosovës në korsinë e djathtë në drejtim të lindjes, gjegjësisht në korsinë jugore të autostradës A3, afër Sibinjit: 15, në kundërshtim me dispozitat e nenit 47 paragrafi 2 i Ligjit për Sigurinë e Trafikut Rrugor. Ai akuzohet se, duke besuar në mënyrë të pakujdesshme se nuk do të rrezikonte përdoruesit e tjerë të rrugës, është kthyer nga pjesa e pasme e autobusit ku ka dëgjuar zhurmë, kështu që nuk ka mundur të ndiqte situatën e trafikut para tij apo drejtimin e autobusit”, thotë raporti sipas Index.hr
Tutje, bëhet e ditur se shoferi i autobusit nga Kosova akuzohet se më pas ka marrë kthesën majtas dhe ka frenuar, gjë që ka shkaktuar rrëshqitje dhe përmbysje të autobusit.
“Ai akuzohet se më pas ka marrë kthesën majtas dhe ka frenuar, gjë që ka shkaktuar rrëshqitje dhe përmbysje të autobusit, me ç’rast dhjetë pasagjerë kanë mbetur të vdekur dhe njëmbëdhjetë janë lënduar rëndë në vendngjarje si pasojë e lëndimeve të shumta të rënda”, ka njoftuar Prokuroria.