Protesta kundër shtrenjtimit të rrymës: Arben Gashi tregon se qysh do të veprojë LDK-ja

Propozimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për rritje të tarifave të rrymës elektrike, ka ngjallur reagime të shumta nga pjesëtarët e popullit teksa janë paralajmëruar edhe protesta.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka njoftuar se po e shqyrton mundësinë e organizimit të protestave për të kundërshtuar shtrenjtimin e paralajmëruar të energjisë elektrike.

“Kryesia e AAK-së ka vlerësuar se rritja e çmimeve në këtë kohë është e patolerueshme. Përderisa veriu i vendit nuk paguan fare për energjinë, është e padrejtë rritja enorme e çmimeve për pjesën tjetër të qytetarëve, ku goditën amvisëritë dhe bizneset.”, kanë thënë nga kjo parti.

Redakisa ka kontaktuar edhe me partinë tjetër opozitare Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) për t’i pyetur nëse do të marrin pjesë në protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Arben Gashi, për Periskopin ka thënë se vendimi do të merret në Kryesi të partisë.

“Është vendim që merret në Kryesi të partisë”, ka thënë Gashi.

Po ashtu, Periskopi ka provuar të marrë edhe një qëndrim të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), mirëpo deri më tani nuk kanë kthyer përgjigje nga kjo parti.

E tarifat e reja të propozuar nga ZRRE-ja janë kundërshtuar edhe nga parti të tjera e sindikata.Nuk dihet nëse ky propozim do të kalojë, por lutemi që të mos ndodhë dhe të rikthehet në skenë Albin Kurti i vitit 2019.