Prokuroria komunale në Slavonski Brod ka ngritur aktakuzë ndaj shtetasit të Kosovës për aksidentin e rëndë në verën të vitit të kaluar, ku vdiqën 10 mërgimtarë nga Kosova.
52-vjeçari akuzohet se më 25.07.2021 rreth orës 6 të mëngjesit, duke besuar në mënyrë të pakujdesshme se nuk do të rrezikonte, ktheu kokën duke shikuar nga pjesa e pasme e autobusit ku kishte dëgjuar zhurmë, kështu që nuk ishte në gjendje të ndiqte situatën në trafik para vetes apo drejtimin e autobusit, për çka nuk ka vërejtur se autobusi kishte kaluar në korsinë e ndalimit emergjent e më pas në bar në anën jugore të rrugës derisa goditi një tabelë me pjesën e përparme.
Prokuroria njofton se ai akuzohet se më pas ka marrë kthesën majtas dhe ka frenuar, gjë që ka shkaktuar rrëshqitje dhe përmbysje të autobusit, ku dhjetë pasagjerë kanë mbetur të vdekur dhe njëmbëdhjetë janë lënduar rëndë në vendngjarje si pasojë e plagëve të rënda.
Kujtojmë, një aksident i rëndë ka ndodhur më 25 korrik të vitit të kaluar në autostradën A3. Ndonëse fillimisht u spekulua se shoferin e kishte zënë gjumi në timon, por avokati i tij e mohoi.
Pas marrjes në pyetje të të pandehurit do të merret vendim për hetim dhe Prokuroria e Shtetit do t’i dorëzojë gjykatësit hetues të Gjykatës së Qarkut Slavonski Brod propozim për caktimin e paraburgimit në pajtim me nenin 123 paragrafi 1. pika 1 e KPP / 08.”.