Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fushatën e zgjedhjeve të vitit 2019 kishte thënë me plot vetëbesim se çmimi i rrymës nuk do të rritej

everia e Kosovës e ka aprovuar kërkesën e Zyrës së Rregullatorit për Energji për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët që shpenzojnë më shumë se 600 kWh energji elektrike në muaj. Këtu nuk përfshihen bizneset. Konsumatorët biznesorë mund të shpenzojnë energji elektrike sa të duan dhe faturën e paguajnë me çmimin e vjetër.

dy blloqe për konsumatorët shtëpiak, blloku i parë për konsumin deri në 600 kwh, ky nivel i konsumit mund të ofrohet me çmim të përafërt me tarifën egzistuese.
Tutje në sqarimin e tyre thuhet se kur një konsumator konsumon më shumë se 600 kWh, atëherë për të mbuluar konsumin mbi 600 kWh duhet të blihet energji nga importi. Për këtë arsye sipas tyre, çmimi i energjisë mbi 600 kWh duhet të reflektojë çmimin e importit, duke shpjeguar rritjen e çmimit të rrymës që sot u miratua nga Qeveria.

Por, më datën 26 shtator 2019, kryeministri aktual i Kosovës Albin Kurti tha se çmimi i rrymës do të ulej, ndonëse nuk mund të jepte përgjigje të saktë se sa do të ulej ai. Po ashtu, ai tha që nuk do të paguanin me buxhetin e Kosovës rrymën për ata s’e paguajnë, duke aluduar tek qytetarët në veri të Kosovës.

“Unë nuk mund ta them sot se sa do të ulet energjia elektrike por e di që Contour Global-i nuk vjen në shprehje më, ajo do të na e shtrenjtonte energjinë elektrike dhe ne nuk paguajmë me buxhetin e Kosovës për ata që s’e paguajnë energjinë elektrike, qofshin në veri ose gjetiu. Nuk mund ta kuantifikoj sot, por ne do ta synojmë uljen e energjisë elektrike sepse tepër shtrenjtë, kur rrimë mbi gjithë këtë energji që kemi, shumë kemi kapacitet”, pati thënë ai.