Kontrabanduan kafshë nga Maqedonia, arrestohen dy persona në Kaçanik

Dy kaçanikas janë arrestuar pasi kanë kontrabanduan kafshë nga Maqedonia e Veriut.

Këta dy persona janë arrestuar në fshatin Glloboqicë të Kaçanikut për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën e cekur .

Ky është njoftimi i policisë:

Njësitet policore në koordinim me prokurorin dhe GJPP-në, gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur 5 krerë lopë të cilat dyshohet se janë kontrabanduar.

Me urdhër të prokurorit kafshët janë konfiskuar nga AUV-i dhe Dogana e Kosovës, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.