A duhet lejuar mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë? Flasin njohësit e Kushtetutës

Kosova mori vendimin të mos lejojë referenumin e Serbisë, duke iu dhënë mundësinë qytetarëve serbë, me shtetësi të dyfishtë, të votojnë përmes postës apo zyrës ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë.

Komisioni i Zgjedhjeve ka marrë vendim që serbët e Kosovës të votojnë në katër qytete të Serbisë si: Kurshumlia, Rashkë, Novi Pazar dhe Vranjë, kjo pasi Kosova nuk lejoi mbajtjen e referendumit serb në Republikën e Kosovës.

Me 3 prill të këtij vitit pritet që të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Serbi.

E mbajtja e tyre po kërkohet që të lejohet edhe në Kosovë, ashtu siç është lejuar në të kaluarën.

Salihu: Mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë është në kundërshtim me Kushtetutën

Por kundër mbajtjes së këtyre zgjedhjeve është profesori i së drejtës penale, Ismet Salihu.

Ai në një prononcim për FrontOnline, tha se lejimi i mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Kjo që vendosi qeveria aktuale është një vendim i drejtë dhe konform ruajtjes së sovranitetit dhe Pavarësisë së Kosovës. Serbët e Kosovës që kanë dy shtetësi mund të votojnë nëpërmjet postes ose të shkojnë atje të votojnë.  Në territorin e Kosovës nuk duhet të lejohen zgjedhjet e Serbisë të cilat do të mbahen në prill të këtij viti sepse ajo është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës”, tha ai.

Në vitin 2022, ish-kryeministrit, Avdullah Hoti, e kishte lejuar mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë, e këtë e ka quajtur të padrejtë njohësi i së drejtës penale, Ismet Salihu.

Ai tha se mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë, është gabim i Qeverive të kaluara.

“Ato zgjedhjet që janë lejuar deri më tani kanë qenë të padrejta në kundërshtim me Kushtetutën, posaçërisht me sovranitetin e Kosovës, lejimi tyre ka qenë një gabim i qeverive të mëparshme”, tha tutje ai për Front Online.

Ish-gjyqtari Kryeziu: Me Kushtetutë nuk ndalohet mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë

Mendim të kundër për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, ka ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu.

Ai për FrontOnline, tha se  Gjykata Kushtetuese nuk e ndalon në mënyrë eksplicite mbajtjen e zgjedhjeve.

“Mendoj se rastin e zgjedhjeve nuk duhet me ndalu, d.m.th. rasti i zgjedhjeve është për atë arsye se me zgjedhje në një formë lehtësohet jeta e qytetarit me ndërrimin e pushteteve të tjera lehtësohet jeta e qytetarit.  Edhe me pakon e Ahtisarit qytetarët serb që janë në Kosovë kanë të drejt të ndihmon në aspektin financiar përmes Serbisë dhe kjo shkon përmes buxheti të Kosovës, andej është një lidhshmëri jetike e këtyre qytetarëve kështu që konsideroj se nuk duhet me i ndal. Gjykata Kushtetuese, nuk e lejon në mënyrë eksplicitet, por çdo gjë  që nuk është e ndaluar lejohet”, tha Kryeziu.

Lajmin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë e kërkoj edhe ministri i Qeverisë “Kurti” Goran Rakiq.

Ai tha se nëse një gjë e tillë nuk lejohet Serbia do të vendos reciprocitet

“Qysh tash po i themi Prishtinës, se më 3 prill do të mbahen zgjedhjet presidenciale të Serbisë kudo që ka serbë në Kosovë. Nëse nuk lejohemi, do të vendosim reciprocitet”,  tha ministri i Qeverisë, Goran Rakiq.