Alban Hyseni pret në takim përfaqësuesit e KFOR-it, biseduan për bashkëpunimin e ndërsjellë

Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e KFOR-it nga kampi Bondsteel.

Këtë mëngjes ai u takua me kolonelin Paul C. Judge, zëvendëskomandnat i Komandës Regjionale në sektorin e lindjes si dhe kapitenin Deniz Demyriakan.

Në këtë takim ata biseduan për sigurinë në Gjilan dhe regjionin që mbikëqyret nga kjo trupë paqeruajtëse.

Gjithashtu, në këtë takim u theksua rëndësia e bashkëpunimit të ndërsjellë, në funksion të sigurisë dhe paqes për të gjithë qytetarët e vendit.

“Me përfaqësuesit e KFOR-it nga Brigada Regjionale – Lindje biseduam për bashkëpunimin e ndërsjellë, si nevojë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë, me ç`rast shfrytëzova rastin që t`i shpreh mirënjohje të veçantë trupës paqeruajtëse në këtë sektor sikurse e ritheksova gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit mes Komunës së Gjilanit dhe Brigadës Regjionale të KFOR-it në Bondsteel”, ka thënë kryetari, Alban Hyseni.