Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka bërë të ditur se Qeveria ka bërë veprim të ngutshëm duke pranuar propozimin e KEDS-it drejtuar ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës
Përmes një komunikate BSPK theksoi se arsyetimi i KEDS-it për rritjen e çmimit të energjisë elektrike është pasojë e ngritjes së çmimit të importit nuk mund të pranohet edhe po të jetë i saktë, dhe krejt kjo se popullata është shtrënguar plotësisht duke iu përkeqësuar gjendja ekonomike e sociale.
”Edhe të punësuarit, të cilët për shkak të moscaktimit të pagës minimale, po edhe pjesa tjetër e popullatës e cila varet nga ndihmat sociale e edhe tjetra që nuk ka punë e as ndihma sociale do të gjenden në një situatë tejet të vështirë ekonomike e sociale me këtë veprim të pa analizuar e të pamatur mirë. Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës i drejtohet partnerit të saj social – Qeverisë se ka bërë veprim të ngutshëm me miratimin e propozimit të këtillë, të propozimit të cilit është dashur t’i kushtohet kohë dhe t’i nënshtrohet analizës profesionale para se të miratohet”, thuhet në njoftim.
BSPK theksoi se besojnë se Qeveria është e vetëdijshme se miratimi i sotëm do të sjellë deri te përkeqësimi dhe rëndimi i mëtejshëm i situatës ekonomike e sociale të qytetarit.