Ndihmës-shoferi tregon si erdhi deri te aksidenti i autobusit me pasagjerë nga Kosova në Bullgari

Ahmed Abazi njëri nga shoferët ka rrëfyer rreth asaj se si ka ardhur deri te aksidenti i autobusit me pasagjerë nga Kosova në Bullgari.

Bëhet fjalë për një autobus që udhëtonte për në Kosovë, në të cilin kishte edhe fëmijë dhe u përplas më 18 janar, rreth orës 4.30 të mëngjesit, afër qytetit Kjustendill.

Dhe siç ka rrëfyer Abazi, në momentin e aksidentin, përveçse frynte erë, edhe terreni ishte i rrëshqitshëm.

“Kishte shumë erë dhe rruga ishte e rrëshqitshme. Autobusi rrëshqiti, pasi për shkak të dukshmërisë në rrugë nuk e ka vërejtur kamionin”, ka thënë fillimisht ai.