Rita Ora merr vëmendje me veshjen shumëngjyrëshe duke pozuar e rrethuar me meshkuj gjysmë të zhveshur

Rita Ora po përgatitet për të filmuar sezonin e ri të “The Voice Australia”.

Dhe këngëtarja britanike pati momentin e saj në ‘Baywatch’ të hënën (17 janar), teksa mori pjesë në një fotosesion në plazhin Maroubra të Sydney-t.

31-vjeçarja u pa në një fustan shumëngjyrësh dhe bëri një sërë pozash ndërsa qëndronte në një varkë shpëtimi në surf dhe e rrethuar nga një grup shpëtimtarësh meshkuj.

Rita dukej të ishte në elementin e saj, ndërsa ajo lëvizte krahët dhe trupin e saj nga njëra anë në tjetrën. Ajo kombinoi dukjen me bizhuteri, dhe me kaçurrela natyrale.

Një grup shpëtimtarësh tërhoqën varkën përgjatë rërës, duke e lejuar Ritën të kishte momentin e saj të njohur si ‘Baywatch’.

Rita mbërriti në Australi në fillim të dhjetorit së bashku me Taika Waititi, të dashurin e saj prej gati një viti, shkruan Daily Mail.

Ajo është në Australi për të filmuar The Voice: Generations dhe sezonin tjetër kryesor të “The Voice Australia”, ndërkohë, Taika, gjithashtu përflitet se do të vazhdojë punën në disa filma të ardhshëm, duke përfshirë “Thor: Love and Thunder”.

Rita së fundmi zbuloi se ngrirja e vezëve të saj ishte ‘gjëja më e mirë që ka bërë ndonjëherë’ në një intervistë të fundit.

Këngëtarja i tha “The Independent” se do t’i pëlqente të kishte një familje të madhe, dhe gjithashtu shpërtheu për romancën e saj me Taika, duke thënë se “nuk priste të gjente dashuri” me të.

Rita e lindur në Kosovë ngriu vezët e saj në moshën 24 vjeçare dhe më pas përsëri në moshën 27 vjeçare pasi kërkoi këshillën e mjekut të saj.

“Do të doja të kisha një familje të madhe të bukur! Unë mendoj se si gra, ne e bëjmë këtë presion mbi veten tonë, në mënyrë të pandërgjegjshme, sepse mendojmë se kjo është detyra jonë – të krijojmë dhe të japim jetë”, ishte shprehur Rita lidhur me procesin.

“Pra, thjesht doja të mos shqetësohesha për këtë. Dhe nuk e bëra, dhe ishte gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë”, ka deklaruar tutje krijuesja e hitit “Body on Me”.

Rita u takua me regjisorin fitues të Oskarit në Australi në shkurt, ndërsa ajo po xhironte “The Voice Australia”.

Çifti bëri debutimin e tyre në tapetin e kuq në premierën e LA të The Suicide Squad më 2 gusht.