Qeveria e Albin Kurtit vazhdon të mburret duke e krahasuar veten në tregues të ndryshëm me qeveritë e kaluara, duke nisur nga shpenzimet e deri te procesi ligjbërës.
Shefi i kabinetit të kryeministrit Kurtit, Luan Dalipi ka publikuar të dhënat e radhës për dëmin e parandaluar nga qeveria aktuale.
“Numrat. Efekti i Qeverisë Kurti II: ngritje e dukshme e përgjegjësisë dhe llogaridhënies. Shuma më e madhe e dëmit të parandaluar nga ATK/MFPT dhe institucionet tjera relevante në 2021 në krahasim me vitet 2017-2020: rreth 5.6 mil euro të shpëtuara në 2021”, ka potencuar Dalipi.
“Në përgjithësi, nga mesataret ditore të dëmeve të parandaluar nga ATK, Qeveria Kurti II ka përformuar:
39% më mirë se Qeveria Hoti (LDK, PDK, AAK, NISMA);
62% më mirë se Qeveria Kurti I (LVV, LDK)*;
2,743% më mirë se Qeveria Haradinaj (AAK, PDK, NISMA); dhe
6,512% më mirë Qeveria Mustafa (LDK, PDK).”, ka treguar shifrat Dalipi.
Në postimin e tij aim ka sqaruar se si bazë e kësaj analize janë marr vetëm periudhat kohore të qeverisjes.
“Nuk dihet sigurtë nëse dhe sa në të vertetë psh ka kontribuar Qeveria Hoti në parandalim të dëmëve në 2020 dhe 2021. Duke marr parasysh përbërjen e atij koalicioni qeverisës, dikush mund të supozoj që më shumë ka shansë që ato dëme të jenë parandaluar gjatë Qeverisjeve Kurti I dhe Kurti II.”, vlerëson shefi i kabinetit të Kurtit.