Bora mos të vrapojë pas burrave të tjerë’: Nëna e Beatrix habit të gjithë me veprimin e saj

Duket se trekëndëshi Bora-Donald-Beatrix nuk po gjen paqe. Pak më parë, nëna e kësaj të fundit duket se ka bërë një sulm të hapur ndaj moderatores.

Antigona Ramosaj ka publikuar në Instastory komentin e një ndjekëseje, e cila përgëzon familjen e saj. Ndër të tjera në koment përmendet edhe Bora.

“Bora Zemani duhet ta bëjë bashkë të birin me babanë e jo të vrapojë pas meshkujve të tjerë”, shkruhet në koment.

Ndonëse kjo nuk është shkruar nga e ëma e Beatrixit, fakti që ajo e ka shpërndarë pa e fshirë këtë pjesë, ka ngjallur dyshimet.

“Faleminderit nga zemra”, ka shkruar Antigone krahas komentit