Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 554 vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot-Skënderbeut, shkruan Gazeta Infokus.
Ajo përmes një njoftimi ka thënë se sot kujtojmë kryestrategun i cili me përkushtimin e tij ndaj mbrojtjes së atdheut krijoi lidhjen e përhershme mes shqiptarëve, por edhe me popujt e qytetërimit perëndimor.
“Sot kujtojmë kryestrategun dhe heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, i cili me përkushtimin e tij ndaj mbrojtjes së atdheut, mbrojtjes së vlerave kulturore e etnike të popullit të tij, por edhe me aleancat e fuqishme me popujt evropianë, e krijoi lidhjen e përhershme mes shqiptarëve, por edhe me popujt e qytetërimit perëndimor”, ka shkruar Osmani.