Policia jep detaje për aksidentin në Veternik, tregon për gjendjen e personit i cili u godit nga vetura

Një vetur ka goditur një person në Veternik të Prishtinë, derisa ky i fundit po kalonte rrugën.

Rastin për Redaksinë tonë , e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se në aksident janë përfshirë një automjet në lëvizje dhe një kombësor, ku si pasoj e lëndimeve trupore këmbësori është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 08:30, në rrugën Ferizaj-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një automjet në levizje dhe një këmbësor.Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor, ndëkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo.