DJ Pm dhe Sarah Berisha janë eliminuar nga gara e Big Brother VIP disa javë më parë.
Dyshja, të cilët filluan një romancë dashurie brenda spektaklit, po vazhdojnë të shoqërohen edhe jashtë.
Gjatë kësaj dite (e diel), blogerja nga Shqipëria duket se po shijon disa ditë në Kosovë pranë të dashurit të saj.
Ajo dhe DJ nga Kosova kanë zgjedhur një vend malor për të kaluar pushimet dimërore.
Të njëjtit siç shihet po argëtohen më shumë jashtë programit e kamerave, duke qenë se janë vetëm e më të lirshëm.
Ka qenë Sarah që ka shpërndarë disa pamje nga pushimet e tyre në fshatin atraktiv, Bogë.
Sido që të jetë, do shohim në vazhdim se si do të rrjedh lidhja e tyre.