Cardi B mendon se fama është e mërzitshme

Reperja 29-vjeçare, Cardi B, e cila shquhet si një prej artisteve më fitimprurëse në skenën muzikore, e pranon se të qenit e famshme nuk është aq emocionuese sa njerëzit mendojnë.

Ylli i hitit “WAP”, e cila e ka vajzën Kulture dhe një djalë katër muajsh me bashkëshortin, Offset, së fundmi e postoi një mesazh në Twitter ku shkruhej: “Nuk do t’iu gënjej por të jesh person i famshëm është shumë e mërzitshme”.

Por, pavarësisht mendimit që e ka për famën, Cardit i pëlqen të komunikojë me fansat e saj përmes rrjeteve sociale. Kohëve të fundit ajo u ka ofruar fansave përditësime rreth foshnjes së saj të vogël, duke treguar që ai tashmë ka filluar t’i thotë fjalët e para.

“Ky fëmijë tashmë ka filluar të flas. Para pak ditësh e pyeta nëse e dashuron mamin dhe ai u përgjigj ‘po’. Ishte një përgjigje e qartë, sikur të fliste një i rritur”, ka deklaruar Cardi.

Tutje rep artistja e famshme amerikane shpjegoi se është e shokuar me progresin e shpejtë të djalit, emrin e së cilit nuk e ka zbuluar ende për publikun e gjerë.

Ndërsa në të kaluarën, Cardi B, ka folur për rolin e saj si nënë duke e pranuar se kjo është një prej eksperiencave më të vështira në jetën e saj.

“Kur isha shtatzënë thosha gjithmonë se do ta lindi fëmijën dhe pastaj do ta marrë me vete kudo, dhe do ta angazhoj në dado për t’u kujdesur për të. Por, nodhdi e kundërta. Porsa fëmija vjen në jetë, ti friksohesh ta angazhosh ndonjë dado sepse nuk dëshiron që dikush i panjohur të kujdeset për fëmijën tënd. Dhe kjo i ka vështirësuar dukshëm punët për mua, me gjithë angazhimet që i kam në jetën profesionale”, kishte deklaruar reperja.

Artistja e njohur nga Bronxi, aktualisht është duke punuar në realizimin e albumit të dytë të incizuar në studio, që vjen pas atij debutues të lansuar më 2018, “Invasion of Privacy”, edhe pse finalizimi i tij është vonuar si pasojë e pandemisë së vazhdueshme të koronavirusit. Por, Cardi ka deklaruar që planifikon që këtë incizim të ri ta lansojë gjatë vitit 2022.