Valbona Makolli do të vazhdojë edhe një mandat në krye të Drejtorisë së Financave në Komunën e Prishtinës.
Kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama ia ka besuar Financat e Prishtinës, ish-vartëses së kryetarit të kaluar Shpend Ahmeti.
Kështu kanë bërë të ditur burime të Demokracia.com brenda Komunës së Prishtinës.
Makolli u emërua Drejtoreshë e Financave gjatë mandatit të ish-kryetarit Shpend Ahmeti, dhe e mban këtë pozitë që nga viti 2018.
U raportua edhe për emra të tjerë të cilët pritet të emërohen në krye të disa prej drejtorive në Prishtinës.
Sipas burimeve të Demokracia.com Doruntinë Maloku pritet të emërohet drejtoreshë e Drejtorisë për Kadastër, Pronë dhe Gjeodezi në Komunën e Prishtinës dhe të menaxhojë për katër vitet e ardhshme pronat komunale.
Drejtorinë për Menaxhimin e Investimeve Kapitale dhe Kontratave në Komunën e Prishtinës pritet ta udhëheq inxhinieri i ndërtimtarisë, Krenar Xhaferi, ndërsa Drejtor i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës do të jetë Florian Dushi.