Nga muaji mars, do të fillojë zbatimi i projektit të tiketave ngjitëse për automjetet

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e Kosovës, nga muaji mars, do të fillojë zbatimin e projektit të tiketave ngjitëse për automjetet, bëjnë të ditur për Radion Evropa e Lirë zyrtarë të kësaj ministrie.

Tiketa ngjitëse merret me rastin e kontrollit teknik të automjetit, i cili është i nevojshëm për regjistrimin e tij, dhe ajo duhet të vendoset në një vend të dukshëm të veturës.

Projekti është pezulluar në korrik të vitit të kaluar nga vetë ministria, për shkak të kundërshtimeve të qytetarëve dhe disa deputetëve për të paguar çmimin e tiketës, që pritej të ishte rreth 5 euro.